Iku Shkolla Tregëtare e Vlorës, mbeti oligarkia – Qeveria fshin historinë e arsimit kombëtar …
Nga Artur Meçollari:
Iku dhe Shkolla Tregëtare, një simbol i arsimit kombëtar dhe frymëzues për breza të tërë shqiptarësh. Me zgjedhjen e Kryetares së re të Bashkisë Vlorë, duket se historia dhe tradita e 100-vjeçarit të arsimit profesional po zhduken për t’i hapur rrugë interesave të oligarkëve dhe politikanëve që nuk kanë asnjë lidhje me trashëgiminë kombëtare.
new.patriotikmedia.al/ sjell për lexuesit një panoramë të qartë të asaj që po ndodh me Shkollën Tregëtare të Vlorës.

Me emërimin e Kryetares së re të Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, ka nisur procesi i zhdukjes së Shkollës Tregëtare, një institucion i themeluar nga Kryeministri Fan Noli në nëntor 1924 dhe që për një shekull ka formuar figura të shquara të arsimit dhe jetës kombëtare.
Më 8 nëntor 2024, ministri Blendi Gonxhja dhe Kryetarja e Bashkisë nisën punën për ndërtimin e kampusit ku shkolla do të transferohet tek Shkolla Industriale në Ujë të Ftohtë. Ky vendim nuk është thjesht një çështje infrastrukture, por fshirje e historisë dhe identitetit të arsimit profesional shqiptar.

Vendimi për zhvendosjen e shkollës pas një shekulli funksionimi në ambientet origjinale duket si pjesë e strategjisë së qeverisë dhe oligarkëve për të shndërruar trashëgiminë kombëtare në interes privat.


