VIDEO: Rama provokon Shqiptarët me flamurin izraelit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”…

Nga Redaksia – Pak orë përpara protestës së paralajmëruar në kryeqytet, Kryeministri Edi Rama ka ndezur edhe më shumë tensionin publik duke mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me flamuj të Izraelit dhe simbole të yllit të Davidit, pikërisht në zonën ku pritet të mblidhen mijëra protestues shqiptarë.

Pamjet e vendosjes së flamujve përgjatë gjithë bulevardit kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarë dhe aktivistë e kanë cilësuar këtë veprim si një provokim të hapur politik ndaj protestuesve dhe ndjenjës kombëtare shqiptare.

Sipas avokatit Altin Goxhaj, kjo lëvizje nuk është rastësi, por një skenar i qëllimshëm për të tensionuar situatën gjatë protestës.

“Rama provokon protestuesit duke mbushur Bulevardin para Kryeministrisë me flamurin e Izraelit dhe yllin e Davidit që ata ta shkulin si revoltë ndaj kolonizimit izraelit me 300 mijë kolonë izraelit dhe 1 milionë skllevër nga India dhe Filipinet që po përgatit Rama dhe Familja Soros (si Familja Rothschild në 1948 në Palestinë) nën heshtjen miratuese të Sali Berishës”, deklaron Goxhaj.

Kjo deklaratë ka ndezur debate të forta politike dhe mediatike, ndërsa shumë qytetarë kërkojnë transparencë mbi projektet strategjike që lidhen me investitorë të huaj në Shqipëri dhe mbi marrëveshjet që po diskutohen në prapaskenë.

Më poshtë mund të lexoni:

Vendosja e flamujve të një shteti të huaj në zemër të Tiranës, në prag të një proteste masive, shihet nga shumë protestues si një akt simbolik sfidues ndaj zemërimit popullor që po rritet dita-ditës për çështje të sovranitetit, pronave dhe ndikimeve të huaja në Shqipëri.

Ndërkohë, opozita zyrtare ka mbajtur heshtje, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive në bulevardin kryesor të kryeqytetit.

Protesta pritet të zhvillohet mes tensioneve të larta politike dhe një klime gjithnjë e më të polarizuar në vend.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit new.patriotikmedia.al/. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top