Silvana Begaj thirrje shqiptarëve në Suedi: Sot nuk na bashkon politika, por Shqipëria …

Nga Redaksia –Aktivisti shqiptar në Suedi, Silvana Begaj, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë në Suedi t’i bashkohen protestës paqësore që do të mbahet më 13 Qershor në sheshin MYNTTORGET në Stokholm, në mbështetje të protestave qytetare që po zhvillohen në Tiranë për mbrojtjen e tokës, natyrës dhe të drejtave të shqiptarëve.

Përmes një mesazhi të fortë dhe emocional, Begaj ngre shqetësimin për heshtjen përballë padrejtësive dhe vendimeve që, sipas tij, po merren mbi fatin e Shqipërisë pa pyetur qytetarët.

“Sa herë do të heshtim? Kur na shkelin të drejtat. Kur na prekin tokën. Kur na shkatërrojnë natyrën. Kur e ardhmja e fëmijëve tanë vendoset pa zërin tonë”, shkruan ai në thirrjen publike drejtuar shqiptarëve në diasporë.

Në një kohë kur protestat kundër projekteve të diskutueshme dhe shitjes së pasurive strategjike shqiptare po shtohen, edhe diaspora shqiptare duket se po organizohet për të ngritur zërin në mbrojtje të interesave kombëtare.

Silvana Begaj thekson se protesta nuk ka karakter politik, por kombëtar dhe qytetar.

“Sot nuk na bashkon politika. Sot na bashkon Shqipëria. Për tokën që na rriti. Për natyrën që po na e marrin. Për të ardhmen që meritojmë”, deklaron ai.

Protesta pritet të mbahet më 13 Qershor, nga ora 15:00 deri në 17:00 në MYNTTORGET, ku shqiptarët në Suedi do të mblidhen me pankarta dhe mesazhe sensibilizuese për të treguar solidaritet me qytetarët protestues në Shqipëri.

Mesazhi i protestës është i qartë:

  • Për tokën tonë.
  • Për natyrën tonë.
  • Për të ardhmen tonë.

Në fund të thirrjes së tij, Begaj lëshon një mesazh simbolik që po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale:

Sot flasim për Shqipërinë. Shqipëria nuk hesht.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit new.patriotikmedia.al/. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top