Deklarata e Kushner: Ishte Rama që ma propozoi shitjen e tokës shqiptare …(VIDEO)

Nga Redaksia – Deklarata të forta kanë dalë në dritë nga vetë Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe investitori i projektit miliarda dollarësh në Shqipëri.

Sipas deklarimeve të Kushner, kryeministri Edi Rama i është bashkuar atij në jahtin e një miku të përbashkët dhe pikërisht gjatë atij takimi është diskutuar për herë të parë ideja e investimit në zonën e Nartës dhe ishullin strategjik të Sazanit.

Por ajo që ngre alarmin publik është fakti se, sipas vetë Kushner, propozimi për dhënien apo shitjen e këtyre territoreve ka ardhur drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama.

Më pas, një vit më vonë, Kushner kreu edhe një vizitë “inspektimi” në Shqipëri për të parë nga afër zonat që ishin propozuar për investim. Kjo deklaratë përforcon dyshimet se projekti nuk ka lindur nga një garë transparente apo një interes publik i shpallur, por nga marrëveshje të mbyllura në takime private luksi.

Nëse këto deklarata rezultojnë të vërteta, atëherë lindin pyetje serioze për shtetin shqiptar dhe mënyrën se si po administrohen pasuritë kombëtare:

• Kush e autorizoi Edi Ramën të propozojë territore shqiptare në takime private?
• Në çfarë kapaciteti veproi kryeministri?
• A ka pasur vendim institucional apo marrëveshje të fshehtë?
• Pse nuk u konsultuan qytetarët shqiptarë për territore me rëndësi strategjike dhe turistike?
• Çfarë garancie ka që interesat kombëtare nuk po zëvendësohen me interesa private dhe oligarkike?

Ishulli i Sazanit dhe zona e Nartës nuk janë prona personale të asnjë kryeministri. Ato janë pasuri kombëtare që u përkasin shqiptarëve dhe brezave të ardhshëm.

Publiku shqiptar meriton transparencë të plotë, dokumente zyrtare dhe përgjigje të qarta mbi negociatat që po zhvillohen pas dyerve të mbyllura.

Sepse kur toka shqiptare diskutohet në jahte luksoze, larg syve të qytetarëve, lind dyshimi se vendimet nuk po merren për interesin e kombit, por për interesin e një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin dhe kapitalin global.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit new.patriotikmedia.al/. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top